Franca e barazon Argjentinën (Messin), njihuni me shtetet dhe klubet me më shumë Topa të Artë - Gazeta Express
string(90) "franca-e-barazon-argjentinen-messin-njihuni-me-shtetet-dhe-klubet-me-me-shume-topa-te-arte"

Futboll

Gazeta Express

23/09/2025 12:07

Franca e barazon Argjentinën (Messin), njihuni me shtetet dhe klubet me më shumë Topa të Artë

Futboll

Gazeta Express

23/09/2025 12:07

Me triumfin e Ousmane Dembeles në garën për Topin e Artë, Franca i është bashkuar Argjentinës në krye të shteteve me më së shumti trofe të ndarë nga revista franceze “France Football”.

Por, me një veçanti: 8 çmimet e fituar nga transalpinët janë fituar nga një total prej gjashtë lojtarësh, kurse tetë trofetë argjentinas e mbajnë firmën e Lionel Messit, shkruan “Gazeta Express”.

Franca njëherësh bëhet kombi me më së shumti lojtarë që e fitojnë këtë çmim prestigjioz individual, e ndjekur nga Gjermania dhe nga Italia, që i kanë nga pesë.

Kjo është hera e dytë në histori që Topin e Artë e fiton një futbollist i Paris Saint-Germainit, pas Leo Messit në vitin 2021.

Shtetet me më së shumti Topa të Artë

1. Franca: 6 lojtarë – 8 trofe;

2. Argjentina 1 lojtar – 8 trofe;

3. Gjermania: 5 lojtarë – 7 trofe;

4. Holanda: 3 lojtarë – 7 trofe;

5. Portugalia: 3 lojtarë – 7 trofe;

6. Italia: 5 lojtarë – 5 trofe;

7. Brazili: 4 lojtarë – 5 trofe;

8. Anglia: 4 lojtarë – 5 trofe;

9. Spanja: 3 lojtarë – 4 trofe;

10. Bashkimi Sovjetik: 3 lojtarë – 3 trofe;

11. Republika Çeke: 2 lojtarë – 2 trofe;

12. Bullgaria: 1 lojtar – 1 trofe;

13. Danimarka: 1 lojtar – 1 trofe;

14. Hungaria: 1 lojtar – 1 trofe;

15. Libia: 1 lojtar – 1 trofe;

16. Irlanda e Veriut: 1 lojtar – 1 trofe;

17. Skocia: 1 lojtar – 1 trofe;

18. Ukraina: 1 lojtar – 1 trofe;

19. Kroacia: 1 lojtar – 1 trofe.

Klubet me më së shumti Topa të Artë

1. Real Madrid: 8 lojtarë – 12 trofe;

2. Barcelona: 6 lojtarë – 12 trofe;

3. Juventus: 6 lojtarë – 8 trofe;

4. Milan: 6 lojtarë – 8 trofe;

5. Bayern Munich: 3 lojtarë – 5 trofe;

6. Manchester United: 4 lojtarë – 4 trofe;

7: Dinamo Kiev: 2 lojtarë – 2 trofe;

8. Inter: 2 lojtarë – 2 trofe;

9. Paris Saint-Germain: 2 lojtarë – 2 trofe;

10. Hamburg: 1 lojtar – 2 trofe;

11. Ajax: 1 lojtar – 1 trofe;

12. Benfica: 1 lojtar – 1 trofe;

13. Blackpool: 1 lojtar – 1 trofe;

14. Borussia Dortmund: 1 lojtar – 1 trofe;

15. Borussia Monchengladbach: 1 lojtar – 1 trofe;

16. Dinamo Mosca: 1 lojtar – 1 trofe;

17. Dukla Praga: 1 lojtar – 1 trofe;

18. Ferencváros: 1 lojtar – 1 trofe;

19. Liverpool: 1 lojtar – 1 trofe;

20. Olympique Marseille: 1 lojtar – 1 trofe;

21. Inter Miami: 1 lojtar – 1 trofe;

22. Manchester City: 1 lojtar – 1 trofe. /Gazeta Express