Franca do ta mbyllë reaktorin më të vjetër bërthamor - Gazeta Express
string(52) "franca-do-ta-mbylle-reaktorin-me-te-vjeter-berthamor"

Gazeta Express

19/02/2020 14:52

Franca do ta mbyllë reaktorin më të vjetër bërthamor

Gazeta Express

19/02/2020 14:52

Kryeministri francez, Edouard Philippe, tha të mërkurën se reaktori bërthamor “Fessenheim”, i ndodhur afër kufirit me Gjermaninë, do të mbyllet plotësisht në fund të muajit qershor, ndërsa një pjesë e tij do të mbyllet këtë fundjavë.

Përmes një deklarate, kryeministri Phillipe këtë vendim e cilësoi si fazë të parë të strategjisë energjetike të Francës, të caktuar në vitin 2018 nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Në këtë plan përfshihet baraspeshimi i energjisë bërthamore dhe asaj që fitohet nga burimet e ripërtëritshme.

Lexo Edhe:

Në këtë deklaratë gjithashtu u tha se nxjerrja e thëngjillit në termocentrale gjithashtu do të përfundojë në vitin 2022 me qëllim të zvogëlimit të gazrave dhe mbrojtjes së klimës.

Reaktori numër 1 do të pushojë së funksionuari të shtunën, ndërsa i tërë kompleksi bërthamor do të mbyllet më 30 qershor, thuhet në njoftim.

Gjermania ka kërkuar për një kohë të gjatë që ky reaktor të mbyllet. Ai është reaktori i parë që do të mbyllet sipas planit të presidentit Macron.

Franca i siguron rreth dy të tretat e energjisë elektrike nga burimet bërthamore, më shumë se çdo vend tjetër, shkruan “France24”, transmeton Gazeta Express.