Në një bisedë telefonike mes ministrit të Jashtëm të Francës, Jean-Noël Barrot dhe homologut të tij nga Pakistani, Mohammad Ishaq Dar, Barrot ka deklaruar se Franca e mbështet përpjekjet e Pakistanit për një rrugë diplomatike drejt “paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon”, shkruan BBC.
Sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme të Pakistanit, të dy zyrtarët kanë theksuar shqetësimin për shkelje serioze të armëpushimit në Liban dhe kanë nënvizuar rëndësinë e zbatimit të plotë dhe respektimit të tij.
Kjo vjen pak para bisedimeve të paqes mes SHBA-së dhe Iranit që pritet të mbahen në Pakistan gjatë këtij fundjave, megjithëse ende ka pasiguri nëse ato do të zhvillohen siç është planifikuar.
Një qasje e re investimi me Next to Vala Mar Premium Në një treg imobiliar që evoluon vazhdimisht, investitorët...