Franca dhe Kosova synojnë të arrijnë marrëveshje për bashkëprodhim të filmave - Gazeta Express
string(77) "franca-dhe-kosova-synojne-te-arrijne-marreveshje-per-bashkeprodhim-te-filmave"

Franca dhe Kosova synojnë të arrijnë marrëveshje për bashkëprodhim të filmave

Arte

Gazeta Express

22/11/2021 22:36

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, është shprehur shumë i lumtur pas pjesëmarrjes në javën e Filmit Frankofon

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, Çeku ka bërë të ditur se Kosova dhe Franca synojnë të nënshkruajnë një marrëveshje që do të përfshinte bashkëprodhimin e filmave mes kineastëve të Kosovës e Francës, shkruan KultPlus.

Lexo Edhe:

Në panel ishin të pranishëm Ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel, Pascal Brunet, Drejtor i Relais Culture Europe, Julien Ezanno nga Qendra Kinematografike e Francës dhe Lum Çitaku nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Kjo konferencë vjen pas nënshkrimit të deklaratës së përbashkët më 16 nëntor për të avancuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Francës në fushat e kulturës, arsimit dhe diplomacisë publike.