Franca dhe Gjermania “pushtojnë” turizmin në Shqipëri, italianët humbasin terren - Gazeta Express
string(77) "franca-dhe-gjermania-pushtojne-turizmin-ne-shqiperi-italianet-humbasin-terren"

Shqiperi

Gazeta Express

25/08/2025 12:25

Franca dhe Gjermania “pushtojnë” turizmin në Shqipëri, italianët humbasin terren

Shqiperi

Gazeta Express

25/08/2025 12:25

Në rrugët e Tiranës dhe qyteteve bregdetare këtë verë janë shtuar ndjeshëm turistët gjermanë dhe francezë, duke ia marrë stafetën italianëve, që deri vitin e kaluar kishin dominimin e vizitave.

Sipas të dhënave të INSTAT, të publikuara nga Monitor, në periudhën janar-korrik 2025 hyrjet nga Gjermania arritën në 231 mijë, me një rritje 28% krahasuar me një vit më parë, ndërsa nga Franca në 160 mijë, me një rritje rekord prej 48%.

Operatorët turistikë pohojnë se kryesisht bëhet fjalë për turistë të rinj dhe individualë, ndërsa tendenca shihet e qëndrueshme edhe për vitin e ardhshëm.

Ndërkohë, interesi i italianëve për Shqipërinë është zbehur: hyrjet e tyre në 7-mujor u rritën vetëm 4.5%, krahasuar me zgjerimin 47% të një viti më parë. Megjithatë, italianët vijojnë të mbeten grupi i dytë më i madh i turistëve në vend pas kosovarëve.