Fqinji njofton policinë për gjetjen e 53-vjeçarit pa shenja jete në Prizren - Gazeta Express
string(75) "fqinji-njofton-policine-per-gjetjen-e-53-vjecarit-pa-shenja-jete-ne-prizren"

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 22:16

Fqinji njofton policinë për gjetjen e 53-vjeçarit pa shenja jete në Prizren

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 22:16

Sot rreth orës 07:25, Policia njofton se ka pranuar informacion se në rrugën “Enver Buqa”, në lagjen Arbana në Prizren, një person është gjetur pa shenja jete nga një fqinjë.

Zëdhënësi Shaqir Bytyqi, tha për Gazetën Express se “bëhet fjalë për një mashkull rreth 53-vjeçar (E.S.) i cili jetonte vetëm me nënën e tij”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij në shtëpi. Patrulla policore ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa në vijim kanë dalë edhe hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve”, tha ai.

Zëdhënësi Bytyqi, shtoi se “pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për egzaminim”.

Rasti është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement