Fotoja e vajzës së Hamëz Jasharit vendoset në një baner me dy kandidatet e VV'së, reagojnë nga familja Jashari - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

22/01/2021 16:27

Fotoja e vajzës së Hamëz Jasharit vendoset në një baner me dy kandidatet e VV’së, reagojnë nga familja Jashari

Lajme

Gazeta Express

22/01/2021 16:27

Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë është vendosur një baner me fotografitë e dy kandidatëve për deputete të Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqit dhe Saranda Bogujevcit. Bashkë me to është vendosur edhe fotoja e Besarta Jasharit.   

Fotografia e Besarta Jasharit, vajzës së Hamëz Jasharit, e cila është e mbijetuara e masakrës në shtëpinë e saj në Prekaz, është vendosur në sheshin e Prishtinës. Për këtë ka reaguar vëllai i saj, Bekim Jashari, i cili thotë se fotografia i është vendosur në një baner me motive politike. Kjo, për të, është e papranueshme e jonjerëzore, transmeton Gazeta Express.

Për vendosjen e fotografisë së Jasharit, ka reaguar Bekim Jashari, për të cilin është joetike e jonjerëzore të keqpërdoret fotoja e motrës së tij për motive politike

Shkrimi i plotë:

Reagim

Sapo më njoftuan që në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, është vendosur një baner me motive politike, në të cilin është e vendosur edhe fotografia e motres sime, Besarta Jashari.

Është e papranueshme, jo njerëzore dhe jo etike keqpërdorimi i personalitetit të motres sime, Besartes, për qëllime të caktuara politike.

Një veprim i tillë, në këtë kohë para zgjedhore i bërë nga kushdoqoftë nuk i bënë nder historisë dhe të kaluares sonë të lavdishme, as atyre që në emër të vlerave tona kombëtare tentojnë të përfitojnë politikisht.

Në lidhje me këtë kerkoj nga organet e rendit si dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të verifikojnë mirë rastin dhe të veprojnë sipas legjislacionit në fuqi.

May be an image of 1 person and standing