Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule edhe pse e ka kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri në burg me akuzën për blerje të votave, beson se fitorja është e sigurtë.
“Fitoja është e sigurtë dhe ju garantoj se nga e hëna fillon një periudhë e re për Himarën dhe rrethi në Himarë, do të thyhet. Do të kemi harmoni shoqërore në interes të komunitetit, shembull për bashkitë e tjera. Jemi duke ndjekur ligjin në gërmën dhe frymën e vet”.
Sakaq ai ka denoncuar se të afërmit e kryebashkiakut dhe njëherësh kandidatit të PS-së në Himarë, Jorgo Goro, po ushtrojnë presion mbi votuesit në qendrat e votimit.
Dëshiroj të ju falenderoj të gjithëve që jeni të pranishëm dhe do të ju lutesha që të jeni deri në fund të procesit. Nga zhvillimi i procesit zgjedhor, nga vizitat personale në disa qendra votimi dhe nga disa informacione që kemi nga përfaqësi, denoncoj aktivizimin e të afërmëve të kandidatit të PS-së duke ushtruar presion, duke ofruar para në këmbim të marrjes së kartave të identitetit dhe duke ushtruar presion mbi zgjedhësit para hyrjes në qendra votimi. Tentojmë të komunikojmë me policinë pa sukses. Nuk ka prani policore në shumicën e qendrave të votimit, ndërkohë që është detyrim të jenë. Janë aktivizuar në shumë qendra votimi grupe të fortësh me makina luksoze duke ju folur qytetarëve se po fotografohen të gjithë me kërcënimin se do të përdoren të nesërmen kundër tyre. Duhet që këtij detyrimi ligjor, policia t’i përgjigjet në kohë.
Janë në terren, sidomos në qendra që janë në distancë të qytetit, punonjësit e Kadastrës së Bashkisë Himarë të cilët duke pasur lista të banorëve që kanë lista të problemeve pronësore, ju thonë se nuk do ju japin zgjidhje nëse nuk votojnë PS. Unë nuk jam Polici e Shtetit dhe nuk mbaj me vete kamera dhe as mikrofon, denoncoj atë që konstatoj dhe ju mund të më provoni ato që them si të drejta apo të padrejta. Situata nuk duhet të tensionohet. Ne duam proces të barabartë dhe të qetë. Ata që kanë arrestuar dhe mbajnë peng kandidatin tonë, Edi Rama, është ai që dirigjon këto tensione. Duhet të largohen të fortët. Duhet prani policore. Shkoni dhe shikoni në qendrën e votimit, Himarë fshat, makina luksoze dhe persona që fotografojnë.“
/Gazeta Express