string(47) "fotografoi-voten-arrestohet-nje-grua-ne-elbasan"

Shqiperi

Gazeta Express

11/05/2025 12:07

Fotografoi votën, arrestohet një grua në Elbasan

Shqiperi

Gazeta Express

11/05/2025 12:07

Një shtetase me iniciale M.C është arrestuar më urdhër të Prokurorisë në Elbasan nën akuzë për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.

Siç njoftoi prokuroria “në datë 11.05.2025, është marrë njoftim se në një qendër votimi në qytetin e Elbasanit, nga ana e Komisionit të Qendrës së Votimit ishte konstatuar një shtetase e cila kishte fotografuar fletën e votimit”.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, është dërguar grupi hetimor në vendin e ngjarjes, është identifikuar shtetasja e mësipërme, është sekuestruar telefoni celular, janë administruar aktet përkatëse si dhe janë marrë deklarime personave që kanë dijeni”, njoftoi prokuroria.

Në përfundim të veprimeve paraprake të kryera, është arrestuar në flagrancë shtetasja me iniciale M.C., e dyshuar si autore e veprës penale të “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.