Fotografohet sateliti natyral më i madh i Jupiterit - Gazeta Express

Fotografohet sateliti natyral më i madh i Jupiterit

Lajme

Gazeta Express

11/06/2021 14:24

Publikohen fotot e para të Ganimedit, sateliti natyral më i madh i Jupiterit, por edhe i gjithë sisitemit diellor.

Sonda Juno e NASA arriti të flutuojë vetëm 1 mijë km larg sipërfaqes, që është edhe distanca më e shkurtër e verifkuar ndonjëherë, duke shkrepur edhe foto, të cilat në Tokë janë bërë publike gjatë orëve të fundit.

Është e dukshme siperfaqja e akullt me detaje të shumta, kratere, relieve dhe linja e vija që duken si fraktura të gjata që ndoshta mund të kategorizohen edhe si ndarje tektonike. Sipas përgjegjësit kryesor të sondës amerikane Scott Bolton, do të duhet shumë kohë për të analizuar të gjitha të dhënat e marra.

Imazhet e dërguara në Tokë janë bardh e zi dhe janë fotografuar njëra në anën e ndritshme me rezolucion 1 kilometër për piksel dhe tjetra në anën e errët të Ganimedit me një rezolucion 600×900 metër për piksel.

Imazhet do të përpunohen ende për të sjellë ngjyrën natyrale të Hënës së Jupiterit dhe për të qartësuar me tepër imazhet që do të shërbejnë për zbulime të tjera astronomike.