Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu ka kërkuar shkarkimin nga detyra të zëvendësministrit të Brendshëm, Andi Mahila.
Shkak për këtë kërkesë mësohet të jetë bërë një foto e shkrepur nga një qytetar, teksa shihet Andi Mahila duke pirë cigare në ambientet e brendshme të zyrës së tij.Kjo foto ka mbërritur në duart e Albana Koçiut, e cila menjëherë ka vendosur t’i propozojë Këshillit të Ministrave shkarkimin e tij. Andi Mahila mban postin e zv.ministrit të Brendshëm që prej janarit 2021. Shkarkimi i tij ende nuk është zyrtarizuar ndërsa nuk dihet as kush do të jetë pasuesi i radhës në këtë post.