string(71) "fotografja-gjermane-dokumenton-ngjarjet-kryesore-ne-30-vjet-ne-shqiperi"

Shqiperi

Gazeta Express

09/07/2022 16:23

Fotografja gjermane dokumenton ngjarjet kryesore në 30 vjet në Shqipëri

Shqiperi

Gazeta Express

09/07/2022 16:23

Fotografja Gjermane Jutta Benzenberg prej 30 vitesh me radhë ka fotografuar pothuajse të gjitha ngjarjet kryesore në vendon tonë. Ajo tanimë vjen me një ekspozitë që është hapur në Shkodër, dhe tregon edhe tranzicionin shqiptar post-komunist!

Ka qenë dëshmitare e tranzicionit shqiptar dhe përmes aparatit të saj ka dokumentuar ngjarje, momente dhe personazhe. Një rrugëtim 30 vjeçar që sjell shqiptarët dhe Shqipërinë përmes syrit të një fotografeje gjermane.

Muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” çeli ekspozitën “Shqipëria në fokus: tani, prej vitit 1991… ” të Jutta Benzenberg dhe nën kujdesin e kuratores Kim Knoppers.

Artistja tregon se si realiteti që gjeti në Shqipërinë e dalë nga regjimi komunist, e preku drejtpërdrejtë duke i dhënë një tjetër pasqyrë nga ajo që kishte parë dhe përjetuar në vendin e saj.

Benzenberg: Kur nisa të fotografoj: Kur erdha për herë të parë në Shqipëri, pashë njerëzit dhe si i shfaqnin ndjenjat kudo, shumë të hapur dhe kjo më dha sensin për tu bërë fotografi njerëzve. Kur jam me ta, mund të gjej emocionet e mia, që i humba shumë kur isha fëmijë. Kur i gjej ato, kam një lidhje të mirë me gazetar, analist, njerëz të artit, shoqërisë civile dhe jo vetëm, e kur kam një ide ju kërkoj ndihmë t’i gjej personazhet.

Duke veçuar momentet e bukura dhe ato të vështira, ajo ndalet tek dëshmia e imazheve që fokusoi 11 vite më parë, në demonstratën e 21 janarit.

Benzenberg: Momenti i vështirë ka qenë 21 janari i 2011 në protestën e opozitës. Pashë në televizion çfarë nisi të ndodhë dhe shkova aty, edhe pse më thanë të afërmit së është e rrezikshme. Pyeta miqtë gazetar nëse kam përse të shkoj dhe dola. Kur arrita aty ishte një nga protestuesit të pajetë që njerëzit e kishin kapur në duar dhe nuk doja ta fotografoja atë moment, por më qëndronin aty përpara dhe më thonin shkrepe. Ky ishte një moment vërtet i vështirë.

Ekspozita që vjen me mbështetjen e ambasadës holandeze dhe asaj gjermane, do të qëndroje e hapur deri në javën e parë të nëntorit./Oranews