Fotografitë e FSK'së në Veri pa ushtarët e huaj, Guerot: KFOR meriton respektin e të gjithëve, manipulimet po bëhen sistematike - Gazeta Express
string(122) "fotografite-e-fsksene-veri-pa-ushtaret-e-huaj-guerot-kfor-meriton-respektin-e-te-gjitheve-manipulimet-po-behen-sistematike"

Lajme

Gazeta Express

29/07/2025 23:20

Fotografitë e FSK’së në Veri pa ushtarët e huaj, Guerot: KFOR meriton respektin e të gjithëve, manipulimet po bëhen sistematike

Lajme

Gazeta Express

29/07/2025 23:20

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar për zhvillimet e sotme ku FSK shkoi në Veri për një mision kërkim shpëtimi. Sidoqoftë, në disa fotografi që përdorën eksponentë të pushtetit, KFOR që po shoqëronte FSK’në nuk shihej.

Duke e trajtuar këtë çështje Ambasadori i Francës në “x”, tha se “manipulimi i informacionit po bëhet sistematik”.

“Mbështetja e plotë e Francës për KFOR-in dhe Komandantin e tij. Që nga krijimi i tij, KFOR-i ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të pazëvendësueshëm në sigurinë e të gjithëve. KFOR meriton respektin dhe njohjen e të gjithë palëve të interesuara në rajon. Franca do të vazhdojë t’i ofrojë atij gjithë mbështetjen e nevojshme në një kontekst ku dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike. Gjithashtu, shpreh respekt për mediat që raportuan me saktësi rolin e KFOR-it në përpjekjet për të gjetur trupin e personit të zhdukur nga Liqeni i Ujmanit”, ka thënë ai. /Gazeta Express

https://twitter.com/olivier_guerot/status/1950248812041425012?s=46&fbclid=IwY2xjawL2Fx9leHRuA2FlbQIxMABicmlkETFEUFBPd3VUZEx1VVFiUGJlAR54Rk3qABfTjaqQynIktvRCG9RKZfwR9CSBOkyMcpV07DQjLe6Y85ue70Y9Zw_aem_upAJEPEmsAQikG_APtXIPQ