Fotografia e Thaçit në bodrum të ministrisë, Uka: Sjellje rrugaçërie nga përfaqësues të shtetit - Gazeta Express
string(93) "fotografia-e-thacit-ne-bodrum-te-ministrise-uka-sjellje-rrugacerie-nga-perfaqesues-te-shtetit"

Lajme

Gazeta Express

11/03/2026 15:23

Fotografia e Thaçit në bodrum të ministrisë, Uka: Sjellje rrugaçërie nga përfaqësues të shtetit

Lajme

Gazeta Express

11/03/2026 15:23

Aktivistja Elena Uka ka reaguar në emisionin “Kosova Live” në T7 pasi u publikua një fotografi ku shihet portreti i ish-presidentit Hashim Thaçi i vendosur në hapësirat e një bodrumi në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në fotografin se imazhi i Thaçit është vendosur në një hapësirë ku ndodhen dokumente të vjetra, televizorë dhe dosje të papërdorshme.

Uka tha se, pavarësisht qëndrimeve politike apo preferencave për presidentët, duhet të ekzistojë një konsideratë për historinë dhe për figurat që kanë qenë pjesë e saj.

“Pavarësisht se çfarë qëndrimesh ke apo cili president të pëlqen, duhet të kesh njëfarë konsiderate ndaj historisë dhe trashëgimisë, ndaj asaj që është kaluar dhe ndaj figurave që kanë qenë pjesë e saj. Kjo lë përshtypjen sikur ka tendencë të zhduket historia dhe ajo që kemi trashëguar”, ka deklaruar ajo.

Uka gjithashtu theksoi se shteti i Kosovës është shpallur i pavarur nga ish-presidenti Thaçi, ndërsa sipas saj sot privilegjet e atij shteti i gëzojnë figura të tjera në pushtet, përfshirë Donika Gërvalla-Schwarz.

“Për mua është për keqardhje kjo lloj sjelljeje, një sjellje rrugaçërie dhe vogëlsie që ka për qëllim vetëm të krijojë ndasi mes njerëzve, sidomos kur vjen nga një person që përfaqëson shtetin”, është shprehur ajo.

Video:

Advertisement
Advertisement
Advertisement