Fotografia e saj në "Fadil Vokrri", reagon Rita Ora: Të dua Kosovë, vendi im më i preferuar në të gjithë botën - Gazeta Express
string(105) "fotografia-e-saj-ne-fadil-vokrri-reagon-rita-ora-te-dua-kosove-vendi-im-me-i-preferuar-ne-te-gjithe-boten"

Rozë

Gazeta Express

10/09/2023 8:04

Fotografia e saj në “Fadil Vokrri”, reagon Rita Ora: Të dua Kosovë, vendi im më i preferuar në të gjithë botën

Rozë

Gazeta Express

10/09/2023 8:04

Në stadiumin “Fadil Vokrri” të shtunën u zhvillua ndeshja në mes të Kosovës dhe Zvicrës e vlefshme për kualifikim në “Euro 2024”, e cila përfundoi në rezultar 2-2.


Në tribunë, tifozët Dardanë kishin përgatitur një koreografi për të nderuar lojtarët e Kosovës, policët, ushtarët dhe mjekët.

Lexo Edhe:

Ndërsa në krye të banerit gjigant ishte vendosur ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, me shallin me flamurin e Kosovës – nga sekuencat e klipit të famshëm “Shine Ya Light”.

E mesa duket një nderim i till i ka rënë në sy edhe vet këngëtares së hiteve ndërkombëtare, e cila i rishpërndau pamjet pë 16 milionë ndjekësit e saj në Instagram.
Fillimisht ajo rishpërndau një fotografi të një faqeje fansash të Përfaqësueses së Kosovës, ku shkruhej: “Prezenca e saj na solli neve fat”.