Fotografia e dy pinguinëve zgjidhet më e mira për vitin 2020, mesazhi prekës që fshihet pas saj - Gazeta Express
string(94) "fotografia-e-dy-pinguineve-zgjidhet-me-e-mira-per-vitin-2020-mesazhi-prekes-qe-fshihet-pas-saj"

Fun

Gazeta Express

29/12/2020 12:08

Fotografia e dy pinguinëve zgjidhet më e mira për vitin 2020, mesazhi prekës që fshihet pas saj

Fun

Gazeta Express

29/12/2020 12:08

Viti 2020 ishte i pazakontë për të gjithë njerëzit në mbarë botën, e si pasojë ka prodhuar edhe shumë fotografi prekëse, të cilat kanë mesazhe shumë të fuqishme.

Por fotografia e zgjedhur si fituese e “Ocean Photograph Awards” në revistën “Oceanographic” është ajo e dy pinguinëve. Fotoja është realizuar në Australi nga fotografi gjerman, Tobias Baumgaertner.

Lexo Edhe:

St. Kilda Pier në Melburn ka një koloni prej rreth 1,400 pinguinësh “zana”, specia më e vogël e pinguinit me një lartësi mesatare prej vetëm 33 cm dhe e gjithë kolonia monitorohet nga vullnetarë.

Fotografia e dy pinguinëve zgjidhet më e mira për vitin 2020,

“Një vullnetar mu afrua dhe më tha se pinguini i bardhë ishte një zonjë e moshuar që kishte humbur partnerin e saj dhe mesa duket, edhe pinguini pranë saj, kishte humbur partneren e tij”, shkroi Baumgaertner në “Instagram”.

Ai ka treguar gjithashtu se që nga ajo kohë pinguinët takohen rregullisht për të ngushëlluar njëri-tjetrin dhe qëndrojnë bashkë për orë të tëra nën dritat e qytetit.

“Që atëherë, pinguinët e ve takohen rregullisht, duke ngushëlluar njëri-tjetrin dhe duke qëndruar së bashku për orë të tëra nën dritat e qytetit”, ka shpjeguar Tobias. Fotografi kaloi tre mbrëmje me koloninë e pinguinëve, para se të ishte në gjendje të bënte këtë foto.

“Me pamundësinë për të mos përdorur dritë dhe me pinguinët e vegjël që lëvizin vazhdimisht, ka qenë shumë e vështirë të shkrepje një foto”, ka përfunduar fotografi.