Fotografia e deputetëve e policëve duke pirë ujë të prodhuar në Serbi rikthehet në rrjetet sociale - Gazeta Express
string(98) "fotografia-e-deputeteve-e-policeve-duke-pire-uje-te-prodhuar-ne-serbi-rikthehet-ne-rrjetet-sociale"

Fotografia e deputetëve e policëve duke pirë ujë të prodhuar në Serbi rikthehet në rrjetet sociale

Lajme

Gazeta Express

12/12/2022 14:44

Tash kur janë bërë disa ditë që në veri është tensionuar situata, me barrikada të vendosura nga serbët dhe pika kufitare të mbyllura, në rrjetet sociale është rikthyer fotografia ku deputetët e Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes shihen bashkë me zyrtarët policorë të Bërnjakut duke konsumuar ujin e Serbisë “Rosa”.

Të pranishëm në këtë vizitë para disa muajsh ishin kryetari i këtij komisioni Bekë Berisha, deputeti i LDK-së Anton Quni dhe deputëtët e LVV-së Enver Dugolli, Fatmir Humolli dhe Mefail Bajqinovci.

Lexo Edhe:

Vetëvendosje si parti opozitare ka lobuar shumë për të mos i konsumuar produktet serbe, ndërkohë deputetët e kësaj partie u “kapën” duke bërë të kundërtën. Për këtë deputeti i saj Mefail Bajçinovci u fokusua në rrjetet sociale derisa “u prenë” deputetët tjerë.

Express ka kontaktuar me deputetin e LVV-së, Mefail Bajqinovci, i cili tha se fotoja është realizuar rreth 7-8 muaj më parë gjatë një vizite në pikën kufitare në Bërnjak dhe sipas tij personat që e kanë prerë foton dhe e kanë lënë fokusin vetëm te ai dhe Bekë Berisha kanë qëllime tendencioze.

“Ajo foto është e prerë, kemi qenë komisoni parlamentar, e kanë pre foton dhe ka qenë tendencioze”, tha Bajqinovci.

Kujtojmë se Policia e Kosovës dhe EULEX u sulmua nga grupe kriminale në veri.  BE, Shtetet e Bashkuara dhe NATO kërkuan përmbajtje nga të dyja palët dhe kërkuan heqjen e barrikadave.