Ruzhdi Ibrahimi e ka fituar vendin e tretë në “Geneva Photo Awards” me fotografinë “Ballë për Ballë” në kuadër të kategorisë “Natyra”.
Përmes objektivit të tij, ai ka arritur të ndalë momente të jashtëzakonshme të jetës së egër dhe t’i paraqesë ato për publikun shqiptar dhe atë ndërkombëtar.
:Ishim në një ekspeditë fotografike me disa miq në Spanjë. Falë rrezeve të buta të diellit, ne preferojmë mëngjesin e hershëm apo mbrëmjen për fotografi. Në vesën e mëngjesit, kur rrezet e diellit depërtonin me vështirësi përmes mjegullës që mbulonte tokën, fokusimi i subjektit ishte një sfidë e vazhdueshme. Kur ateroi shqiponja e malit, disa shpendë aty pranë u larguan menjëherë. Dhelpra qëndroi aty dhe filloi betejën me shqiponjën. Në fillim, ishte një përballje pothuajse e barabartë, deri në momentin kur dhelpra u tërhoq; pra, në këtë betejë triumfoi shqiponja e malit. Unë arrita të realizoj një seri fotografish të kësaj ngjarjeje, dhe “Ballë për ballë” është një prej tyre:, tha ai gjate shpjegimit të fotografisë “Ballë për Ballë”