Për herë të katërt në histori, Spanja ka triumfuar në një Kampionat Evropian.
Furia e Kuqe më 14 korrik në Berlin fitoi ndaj Anglisë në një finale emocionuese, ku goli i fitores për spanjollët erdhi në minutën e 86-të, shënuar nga Mikel Oyarzabal.
Për Spanjën sonte ky triumf erdhi pas 12 vitesh, pasi fituan EURO 2012.
Ndërkaq, Tre Luanët kurrë nuk kanë triumfuar në Evropian. Kështu, humbën finalen e dytë radhazi.
Në kampin anglez dëshpërimi ishte i madh, ndërkaq në atë spanjoll shpërtheu festa.
Faqja UEFA EURO 2024 ka publikuar fotografi nga festa e lojtarëve të Spanjës.
Në këtë turne, Spanja ishte në “grupin e vdekjes”, ku mposhti Kroacinë, Italinë dhe Shqipërinë. Më pas në fazën eliminatore mposhti Gjeorgjinë, Gjermaninë dhe Francën.
Në fund përmbyllën këtë Evropian historik për ta me fitore 2 me 1 ndaj Anglisë. /Gazeta Express