Fotografi e papublikuar e Hashim Thaçit në Vjenë, gjatë viteve ’90-ta - Gazeta Express
string(67) "fotografi-e-papublikuar-e-hashim-thacit-ne-vjene-gjate-viteve-90-ta"

Fotografi e papublikuar e Hashim Thaçit në Vjenë, gjatë viteve ’90-ta

Gazeta Express

03/08/2020 14:35

Një fotografi e papublikuar më parë, pjesë e të cilës është edhe presidenti Hashim Thaçi, e shkrepur në mesin e viteve ’90-ta në Vjenë të Austrisë.

Fotografia është publikuar gjatë rrëfimit të mjekut Avni Sadrija, se si ka arritur të depërtojë suksesshëm në profesionin e tij në Austri.

Lexo Edhe:

Ai kishte qenë përfaqësues i të ashtuquajturës Ministri e Shëndetësisë në kuadër të UÇK-së për Austri.

Rrjedhimisht ai kishte pasur rast të takohej edhe me disa nga figurat kryesore të luftës. Në mesin e tyre kishte qenë edhe Hashim Thaçi, sot president i vendit, dhe kjo shihet përmes kësaj fotografie të shkrepur gjatë periudhës 1995/1996.

Presidenti Thaçi, në foto, sikurse edhe mjeku Sadrija, duken mjaft të rinj.