Fotografi e paparë deri më tani: Shqiptarët duke parakaluar në Chicago gjatë viteve të '60-ta - Gazeta Express
string(90) "fotografi-e-papare-deri-me-tani-shqiptaret-duke-parakaluar-ne-chicago-gjate-viteve-te-60ta"

Gazeta Express

16/09/2020 9:50

Fotografi e paparë deri më tani: Shqiptarët duke parakaluar në Chicago gjatë viteve të ’60-ta

Gazeta Express

16/09/2020 9:50

Një fotografi e vjetër e shqiptarëve me plis dhe veshje kombëtare, e bërë në vitet e ’60-ta në Chicago, është shpërndarë së fundi në rrjetet sociale. Ky parakalim i tyre në këtë qytet është bërë për Shqipërinë Etnike

Shumë shqiptarë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), shpesh mblidhen çdo vit për të bërë parakalime në qytetin e Chicagos, konkretisht në rrugën kryesore Michigan Avenue.

Lexo Edhe:

Qysh herët shqiptarët kanë bërë organizime të tilla, ku me veshje dhe flamuj kombëtarë janë shfaqur dhe vazhdojnë të shfaqen në këtë rrugë.

Një fotografi e vjetër tash së fundi është bërë virale në rrjetet sociale, ku shfaqen disa shqiptarë në vitet e ’60-ta në Chicago.

Shqiptarët shihet duke parakaluar në rrugën kryesore të qytetit Michigan Avenue, për Shqipërinë Etnike.

Me veshje popullore dhe me flamurin shqiptar në dorë ata kanë tërhequr vëmendjen e vendasve.

Më poshtë keni fotografinë që është bërë virale së fundi.