Fotografët s’i lënë rehat princin Harry dhe Meghanin as në Kanada


Gazeta Express
23 Janar 2020 23:47

Në arsyetimin e vendimit të tij për t’u tërhequr nga monarkia britanike, princi Harry ia drejtoi gishtin medieve duke i përshkruar si një forcë të fuqishme.

I traumatizuar nga vdekja e nënës së tij, Dianës, kur ajo po ndiqej nga paparacët në Paris, ai me siguri shpresonte që, me shpërnguljen e familjes së tij në Kanada, të mund të rimerrte kontrollin mbi këtë, siç e quan ai “turmë qensh”.

Por, tani për tani, vendosja e tyre në Kanada, ka pasur efektin e kundërt.

Gazetarë nga Australia, SHBA, madje edhe nga Japonia, janë grumbulluar në ishullin e Vankuverit, në kërkim të çiftit princëror dhe fotot e Meghan-it, duke mbajtur djalin në krahë, dolën shumë shpejt në media.

Duka dhe dukesha e Sussex-it, menjëherë, kërcënuan të ndërmarrin rrugë ligjore, pasi u publikuan fotografitë.

Tabloidet janë gjithashtu nën presionin e kritikave të vendasve, të cilët nuk i tolerojnë këto ndërhyrje në intimitetin e fqinjëve të tyre të rinj.

“Ky është një vend i qetë”, tha Kathryn Sandberg, një banore e North Saanich, komuniteti i vogël bregdetar, ku janë vendosur Harry, Meghan dhe Archie.

“Ne nuk duam që kjo të ndryshojë”, këmbëngul ajo.

Te fundit


Kthehu lart