FOTO/ Trofeu i parë i Conference League, çfarë shkruajnë mediat më prestigjoze për triumfin e Romës në Tiranë - Gazeta Express
string(107) "foto-trofeu-i-pare-i-conference-league-cfare-shkruajne-mediat-me-prestigjoze-per-triumfin-e-romes-ne-tirane"

Shqiperi

Gazeta Express

26/05/2022 10:34

FOTO/ Trofeu i parë i Conference League, çfarë shkruajnë mediat më prestigjoze për triumfin e Romës në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

26/05/2022 10:34

Finalja e parë e turneut më të ri të UEFA-s, Conference League, u luajt në stadiumin “Air Albania” në Tiranë dhe u fitua nga skuadra italiane e Romës që ia doli të mposhtë skuadrën holandeze të Feyenoord me rezultatin 1-0.

Në Holandë vajtojnë, në Itali gëzojnë, ndërsa nëpër botë triumfi i Romës lidhet më së shumti me trajnerin Mourinho, i cili absolutisht që ka meritën e tij dhe bëhet trajneri i vetëm që ka fituar 3 treofetë më të rëndësishëm Evropianë, Champions Legue, Europa League dhe Conference League.

Lexo Edhe:

“Special” vazhdon të mbajë gjithashtu rekordin duke mos humbur asnjë finale, pasi ka luajtur plot 5 të tilla.

“Lot në Tiranë”, shkruan holandezja e De Telegraf.

“Trofeu i Conference League është në Romë, natë feste për tifozët”, shkruan Sport Mediaset.

Mediat si The Sun, Daily Mail, Bild e shumë të tjera e kanë me trajnerin Jose Mourinho./abcnews.al