Foto të frikshme/"Kolonat e ndërtesës katër katëshe po ‘thërrmohen’. Të jepet alarmi para se dikush ta pësojë!" - Gazeta Express
string(105) "foto-te-frikshme-kolonat-e-nderteses-kater-kateshe-po-therrmohen-te-jepet-alarmi-para-se-dikush-ta-pesoje"

Shqiperi

Gazeta Express

05/07/2021 9:30

Foto të frikshme/”Kolonat e ndërtesës katër katëshe po ‘thërrmohen’. Të jepet alarmi para se dikush ta pësojë!”

Shqiperi

Gazeta Express

05/07/2021 9:30

Një qytetar i shqetësuar nga Durrësi denoncon në ‘Top Channel’ se kolonat e një shtëpie katër katëshe, të dëmtuar nga tërmeti, përbëjnë rrezik për jetën e qytetarëve.

Qytetari ka dërguar foto të shtëpisë të banuar, që ndodhet në rrugën “Ismail Qemali”, Pishat e buta, në Durrës, ndërsa shihen kolonat ‘e thërrmuara’ që mbajnë ndërtesën katërkatëshe.

Ai shkruan se kolonat po ‘thërrmohen’ çdo ditë e më shumë dhe pas tërmetit të 26 nëntorit askush nuk është interesuar.

“Duhet dhënë alarmi, përpara se dikush ta pësojë”, shkruan qytetari bashkangjitur fotove.