FOTO/ Ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës në Shkodër, kush ishte ish-trajneri 38-vjeçar që la pas dy fëmijë - Gazeta Express
string(118) "foto-ra-ne-kontakt-me-energjine-elektrike-gjate-punes-ne-shkoder-kush-ishte-ish-trajneri-38-vjecar-qe-la-pas-dy-femije"

Shqiperi

Gazeta Express

09/11/2025 13:25

FOTO/ Ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës në Shkodër, kush ishte ish-trajneri 38-vjeçar që la pas dy fëmijë

Shqiperi

Gazeta Express

09/11/2025 13:25

Një punonjës i internetit në Shkodër ka ndërruar jetë, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

38-vjeçari Arvjo Fishta po riparonte kabllot e internetit në një shtyllë elektrike, në momentin që ka rënë në kontakt.Viktima më parë ka qenë ish-trajner portierësh, teksa ka lënë pas dy fëmijë.

“Rreth orës 10:25, në lagjen “Salo Halili”, shtetasi A. F., 38 vjeç, (punonjës i një kompanie interneti), dyshohet se duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën”, njofton policia.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.