ABC ka siguruar foton e Klodian Kolës, 27-vjeçarit që dyshohet se qëlloi për vdekje me armë gjahu shokun pa dashje.
Mbrëmjen e djeshme Kola kishte dalë për gjah me Elidon Bashën 22-vjeç, rreth orës 23:30 ai ka qëlluar pa dashje të riun.
Kola tashmë është shoqëruar nga policia dhe po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë, ndërkohë që uniformat blu vijojnë punën për të sqaruar rrethanat e plota të saj.