FOTO/ Publikohen imazhet e velierës që u ngarkua me 1 ton drogë me vlerë 10 milionë euro - Gazeta Express
string(87) "foto-publikohen-imazhet-e-velieres-qe-u-ngarkua-me-1-ton-droge-me-vlere-10-milione-euro"

FOTO/ Publikohen imazhet e velierës që u ngarkua me 1 ton drogë me vlerë 10 milionë euro

Shqiperi

Gazeta Express

09/08/2022 10:10

Një operacion i zhvilluar nga Guarda di Finanza dhe policia e Vlorës parandaloi një shkëmbim lënde narkotike që do bëhej në det në Gjirin e Arushës.

Një ton marijuanë me vlerë rreth 10 milionë euro ishte sasia e mallit që do shkëmbehej.

Lexo Edhe:

Në mediat italine kanë dalë edhe pamjet e velierës që drejtohej nga dy ukrainas të cilët u arrestuan pasi shkëmbyen drogën me shqiptarët.

Droga ishte e ndarë në 153 pako të përmasave të ndryshme.

Nga ky operacion Policia e Vlorës ka arrestuar 3 vlonjatët Arbër Saraseli, 31 vjeç, Saverjo Imeraj, 22 vjeç dhe Qemal Pekmezi, 19 vjeç.

Ndërsa Guardia di Finanza, ka arrestuar në flagrancë dy shtetasit ukrainas Bychkovi Serhii , 43 vjeç dhe Senkevych Serhii, 62 vjeç.