Foto nga vendi i sulmit vdekjeprurës nga Irani në Beer Sheva, Izrael - Gazeta Express
string(67) "foto-nga-vendi-i-sulmit-vdekjeprures-nga-irani-ne-beer-sheva-izrael"

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 14:55

Foto nga vendi i sulmit vdekjeprurës nga Irani në Beer Sheva, Izrael

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 14:55

Të paktën katër persona u vranë në një sulm me raketë iraniane mbi një ndërtesë banimi në Beer Sheva, Izrael, pak çaste para se të hynte në fuqi armëpushimi – i shpallur nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

“Pati shkatërrim dhe dëmtime të mëdha në ndërtesat banimi si rezultat i një goditjeje të drejtpërdrejtë dhe fatale”, tha Eliya Yitzhak Tobol, kreu i degës së Beer Sheva-s të organizatës së emergjencës, United Hatzalah.

Këtu janë disa foto nga pasojat, të publikuara nga CNN:

Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë në ndërtesën shtatëkatëshe që u godit nga një raketë balistike e lëshuar nga Irani pak para se të shpallej armëpushimi të martën, më 24 qershor. Mostafa Alkharouf/Anadolu/Getty Images
Shërbimet izraelite të emergjencës dhe oficerët e sigurisë kërkojnë për viktima në rrënojat e një ndërtese të goditur nga një raketë iraniane në Beer Sheva, Izraeli jugor, të martën, më 24 qershor. John Wessels/AFP/Getty Images
Ushtarë izraelitë dhe punonjës të shpëtimit mbajnë një trup të nxjerrë nga një ndërtesë banimi e shkatërruar nga një sulm me raketë iraniane në Beer Sheva. Bernat Armangue/AP
Ushtarë izraelitë dhe ekip shpëtimi kërkojnë për të mbijetuar mes rrënojave pas një sulmi me raketë në Beer Sheva. Leo Correa/AP
Zjarfikësit inspektojnë vendin e goditur nga një raketë iraniane në Beer Sheva. Leo Correa/AP