string(71) "foto-mesazh-i-koduar-apo-rastesi-nje-arkivol-shfaqet-ne-mes-te-durresit"

Shqiperi

Gazeta Express

27/01/2022 13:19

Foto/ Mesazh i koduar apo rastësi? Një arkivol shfaqet në mes të Durrësit

Shqiperi

Gazeta Express

27/01/2022 13:19

Prezenca e një arkivoli në anë të rrugës krah shëtitores Taulantia ka çuditur mjaft qytetarë të Durrësit mëngjesin e sotëm.

Siç duket nga fotot, arkivoli është vendosur në anë të rrugës dhe duket të jetë i padëmtuar.

Deri më tani nuk dihet se si ka përfunduar ai aty apo edhe qëllimi.

Simbolika e këtij objekti ka bërë që mjaft qytetarë të shfaqin shqetësim për prezencën e tij në afërsi të banesave të tyre, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kemi të bëjmë me një rastësi apo gjithçka është mesazh ndaj dikujt.