string(90) "foto-mahnitese-nga-pinguini-i-verdhe-i-cilesuar-si-nje-nga-speciet-me-te-vecanta-ne-planet"

Lajme

Gazeta Express

21/02/2021 16:28

Foto mahnitëse nga pinguini i verdhë, i cilësuar si një nga speciet më të veçanta në planet

Lajme

Gazeta Express

21/02/2021 16:28

Një fotograf i botës së egër thotë se beson se ka fotografuar një pinguin të verdhë të paparë ndonjëherë, në brigjet Antarktike të oqeanit Atlantik.

Specia e rrallë dallohej qartë nga shokët e tij bardhë e zi, tregon fotografi Yves Adams. 43 vjecari drejtonte një ekspeditë dy-mujore në Antarktike dhe në jugun e oqeanit Atlantik në dhjetor, kur ndaloi në ishujt e largët Georgia e Jugut, u ndesh me pinguinin e veçantë mes rreth 120,000 pinguinëve të kolonisë së Salisbury Plain.

Pinguini i verdhë raportohet se është me gjendjen ‘leucistike’ , gjendje  që shkaton humbje të pjesshme të pigmentimit te kafshët. Yves, nga Ghent, në Belgjikë, e përshkruante eksperiecën si unike.

“Nuk kisha parë kurrë pinguin të verdhë më parë. Kishte rreth 120 000 zogj në atë plazh dhe vetëm një ishte i verdhë”.