Foto/ Ja kush është shqiptari që u ekzekutua sot në mes të Athinës - Gazeta Express
string(65) "foto-ja-kush-eshte-shqiptari-qe-u-ekzekutua-sot-ne-mes-te-athines"

Shqiperi

Gazeta Express

18/08/2025 22:18

Foto/ Ja kush është shqiptari që u ekzekutua sot në mes të Athinës

Shqiperi

Gazeta Express

18/08/2025 22:18

Artur Bashimi 35 vjeç, është ekzekutuar sot me armë zjarri në zonën e “Agio Pandeleimona” të Athinës. Trupi i tij u gjet me një pasaportë shqiptare, që konfirmon identitetin e viktimës.

Burime nga autoritetet greke bëjnë të ditur se ngjarja ka lidhje me një prishje të mundshme pazaresh droge, megjithëse ende nuk ka detaje të plota mbi motivet e vrasjes.

Viktima, i cili ka qenë i arrestuar më parë për përfshirje në një grup kriminal dhe disa vjedhje, ishte një figurë e njohur në botën e krimit të organizuar. Hetimet janë duke u zhvilluar për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe mundësitë e lidhjeve të tjera kriminale.