FOTO/ I vihet tritol te biznesi efektivit në Shkodër: Autorët i dogjën edhe furgonin - Gazeta Express
string(82) "foto-i-vihet-tritol-te-biznesi-efektivit-ne-shkoder-autoret-i-dogjen-edhe-furgonin"

FOTO/ I vihet tritol te biznesi efektivit në Shkodër: Autorët i dogjën edhe furgonin

Shqiperi

Gazeta Express

20/05/2022 8:35

Një sasi tritol iu vendos një lokali në Shkodër në orët e para të kësaj të premte. Ngjarja u shënua në orën 02:30 të mëngjesit në fshatin Grudë e Re të Shkodrës.

Lokali ishte në pronësi të efektivit të policisë Ndrek Rrasa, 46 vjeç. Autorët i kanë vënë flakën edhe furgonit të parkuar pranë lokalit që nga pamjet duket se është djegur tërësisht. Dëmet materiale janë të mëdha, por nuk ka të lënduar. 

Lexo Edhe:

Ndrek Rrasa, efektiv i policisë së Shkodrës pranë sektorit të patrullës deklaroi se nuk ka konflikt me persona të tjerë. Sipas tij, arsyeja e vënies së tritolit në lokal mund të jetë për shkak të detyrës.

Njoftimi:

Shkodër/Informacion Paraprak

Rreth orës 02:20, në fshatin Grudë e re, Shkodër,  ka shpërthyer lëndë plasëse në derën e lokalit të shtetasit N. Rr. 46 vjeç , banues në fshatin Grudë e re, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Shkodër.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale në lokal si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij autobus, i parkuar para lokalit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon  për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.

Ky është Ndrek Rrasa, efektivit në Shkodër, të cilit iu vendos tritol në biznesin e tij në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20 të mëngjesit të kësaj të premteje në fshatin Grudë e Re.

Nga sa mësohet, autorët fillimisht i kanë vënë flakën furgonit të Ndrek Rrasës dhe më pas kanë shpërthyer edhe tritolin që i kishin vendosur tek lokali i tij.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa kanë nisur hetimet për kapjen e autorëve.