Foto/ Aeroporti i Rinasit mbushet me indianë, kush i mbron shqiptarët nga varianti indian i COVID? - Gazeta Express
string(95) "foto-aeroporti-i-rinasit-mbushet-me-indiane-kush-i-mbron-shqiptaret-nga-varianti-indian-i-covid"

Foto/ Aeroporti i Rinasit mbushet me indianë, kush i mbron shqiptarët nga varianti indian i COVID?

Shqiperi

Gazeta Express

30/08/2021 22:46

Pas ardhjes së mbi 600 qytetarëve afganë, aeroporti i Rinasit ditën e sotme është mbushur me qytetarë indianë, të cilët kanë zgjedhur vendin tonë për të qëndruar pak kohë, derisa të largohen në destinacionet që dëshirojnë.

Siç shihet edhe në fotot e siguruara nga newsbomb, aktualisht në aeroportin e Rinasit janë qindra qytetarë indianë, të cilët qëndrojnë dy javë në Shqipëri për shkak se vendi ynë ka më pak kufizime.

Lexo Edhe:

Por shqetësues është fakti se në Indi po infektohen mijëra qytetarë çdo ditë me variantin indian të COVID, ndaj këta qytetarë që përdorin Shqipërinë si vend tranzit rrezikojnë shëndetin e qytetarëve shqiptarë, pasi mund të përhapin variantin indian të koronavirusit.