Foshnja lind me spiralen në dorë, e ëma e kishte vendosur kundër shtatzënisë - Gazeta Express

Foshnja lind me spiralen në dorë, e ëma e kishte vendosur kundër shtatzënisë

Shneta

Gazeta Express

10/07/2020 15:29

Një fëmijë në Vietnam ka lindur duke mbajtur në dorë spiralen që e ëma e kishte vendosur në mitër kundër shtatzënisë.

Fotot e të porsalindurit që dëshmojnë këtë fakt – ” edhe pse jashtëzakonisht i rrallë, por i mundshëm” – u postuan në internet nga spitali ku ndodhi lindja, transmeton oranews.

Nëna 34-vjeçare, e cila tashmë ka dy fëmijë të tjerë, e kishte futur pajisjen intrauterine (IUD) dy vjet më parë, sepse ajo nuk donte më fëmijë, shpjeguan mjekët në spitalin Hai Phong.

Megjithatë, papritur, ajo e gjeti veten shtatzënë në javën e pestë. Shpjegimi më i mundshëm është se pajisja ka lëvizur nga pozicioni i saj origjinal dhe korrekt, duke u bërë kështu joefektiv .

Nuk është hera e parë që kanë qarkulluar lajme të tilla, të ndjekur gjithmonë nga një skepticizëm i caktuar.

Megjithatë, mjekët shpjegojnë se është një fenomen “shumë i rrallë, por i mundshëm”.

Pajisjet intrauterine janë metoda të sigurta dhe efektive të kontrollit të lindjes me mbi 99%, por kjo përqindje shumë e vogël mbetet.

Image