string(84) "foshnja-e-vdekur-ne-lavatrice-nis-gjykimi-per-rastin-qe-tronditi-opinionin-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

16/04/2025 10:05

Foshnja e vdekur në lavatriçe – nis gjykimi për rastin që tronditi opinionin në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

16/04/2025 10:05

Në Gjykatën Themelore në Pejë ka nisur seanca fillestare për rastin skandaloz që ndodhi në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Ngjarja tronditëse kishte ndodhur në dhjetor të vitit 2022, në Repartin e Gjinekologjisë të këtij spitali.

Të pandehurit, gjinekologu S.I. dhe infermierja L.A., janë paraqitur në seancë pa mbrojtës ligjor, raporton Indeksonline

Pakujdesia e madhe e stafit mjekësor çoi në një tragjedi të paimagjinueshme – një foshnje e vdekur përfundoi në lavatriçen e çarçafëve dhe u nxor prej andej copa-copa.

Pavarësisht përpjekjeve për ta mbuluar rastin, familjarët njoftuan policinë, duke e çuar çështjen përpara drejtësisë.

aaaaa