Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në spitalin e Pejës, ku një foshnje është sjellë pa shenja jete në repartin e emergjencës. Rasti ka ndodhur në fshatin Dugajevë të Klinës.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi për Gazetën Express se rasti është raportuar rreth orës 11:42 nga Emergjenca.
“Mjeku kujdestar ka konstatuar se fëmija ka ardhur pa shenja jete”, deklaroi Gashi.
Ai bëri të ditur se Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ka njoftuar menjëherë Prokurorinë për rastin.
Gazeta Express mëson se fëmija është rreth 2 muajsh.