Është gruaja e parë që ka udhëhequr shtetin, jo vetëm në Kosovë por në gjithë Rajonin. Ka arritur gjithashtu gradat më të larta që një grua i ka bartur në Policinë e Kosovës. Por, ish presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, nuk është ftuar në Forumin Ndërkombëtar, që flet për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Se nuk kanë marrë ftesë, për një ngjajre të tillë, për Radio Dukagjinin e konfirmuan nga zyra e Jahjagës.
“Këtë vit Presidentja Jahjaga nuk ka marr ftesë për të qenë pjesë e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, shkruan në përgjigjen e kësaj zyreje.
Mediumi ka pyetur edhe zyrtarët e Presidencës Bekim Kupina, këshilltar për media e Vjosa Osmanit ka thënë se Jahjagës i kanë dërguar ftesë, por nuk kanë siguruar asnjë dëshmi për një deklarim të tillë.
Këtë mungesë të Atifete Jahjagës në këtë forum e ka komentuar ish diplomati i Kosovës, Ylber Hysa. Sipas tij është fare e pakuptimt mungesa e ish Presidentes në një format të tillë.
“Kosova është dashur të krenohet me faktin që i ka dhënë përparësi grave të jenë në pozita të larta shtetërore. Por kur një president grua e mohon një president tjetër grua, problem i shoqërisë kosovare nuk është mosrepsektimi i shoqërisë kosovare ndaj grave.
Jahjaga i plotëson të gjitha kriteret e të qenit në këtë pozitë. Jahjaga ftohet në të gjitha organizimet e ngjashme që mbahen jashtë Kosovës, e nuk ftohet këtu, kjo është e pakuptimtë” thotë Hysa.
Atifete Jahjaga është gruaja e parë e zgjedhur në krye të shtetit jo vetëm në Kosovë, por në gjithë ballkanin. Para se të emërohej Presidente, Jahjaga ka mbajtur gradën më të lartë që një grua ka arritur në Policinë e Kosovës.