Forumi i Gruas i LDK-së – Dega në Obiliq, ka mbajtur tubimin elektoral, bëhet e ditur përmes njoftimit dërguar mediave. Dega e LDK-së në Obiliq, vlerëson se “në mënyrë madhështore vajzat, gratë, nënat dhe motrat tona shtylla e çdo shtëpie – konfirmuan mbështetjen e tyre të fuqishme”.
Në këtë tubim mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Obiliqit dhe kandidat për mandat të ri, Xhafer Gashi, Zonja e parë Afërdita Gërguri Gashi, nënkryetarja e LDK-së znj. Hykmete Bajrami, njëherësh deputete e Kuvendit të Kosovës, si dhe kandidatët për Kuvendin Komunal nga lista fituese e LDK-së në Obiliq.
Kryetari Gashi falënderoi “për prezencën e jashtëzakonshme dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar rolin thelbësor që ka gruaja në shoqëri dhe në zhvillimin e komunës”.
Ai shpalosi programin politik, me theks të veçantë tek fushat ku gruaja ka ndikim të drejtpërdrejtë.
“Tri parimet bazë të programit:
1.Qeverisje lokale transparente;
2.Qeverisje për të gjithë;
3.Zhvillim i qëndrueshëm ekonomik lokal.
Shtyllat kryesore të programit qeverisës:
1.Zhvillimi Ekonomik
2.Mjedisi dhe Ambienti
3.Arsimi
4.Shëndetësia
5.Infrastruktura
6.Kulturë, Rini dhe Sport
7.Bujqësia
8.Zhvillimi Urban
9.Shërbimet Publike dhe Siguria
10.Administrata
Projektet konkrete
Ekonomi & Mbështetje për Gratë”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, Gashi u zotua për:
“✅Mbështetje për Start Up dhe gratë në biznes me buxhet të dedikuar prej 100,000 – 120,000€.
Arsimi
✅Në tri çerdhet komunale, 61 edukatore dhe staf mbështetës kujdesen për 265 fëmijë, duke krijuar mundësi për punësimin e nënave.
✅Komuna mbulon shpenzimet e udhëtimit për fëmijët me nevoja të veçanta, rastet sociale dhe të gjithë nxënësit që udhëtojnë mbi 3 km nga shkolla.
✅Subvencione dhe bursa për nxënës dhe studentë në të gjitha nivelet: Bachelor, Master dhe Doktoratë.
✅Për vitin akademik 2024/2025 kanë përfituar 1,014 bursa: 76 për nxënës të SHML, 149 për Bachelor, 45 për Master dhe 3 për Doktoratë.
✅Transport i organizuar për 709 nxënës të SHF/SHML dhe 32 nxënës me nevoja të veçanta”.
Ndërsa, tek Shëndetësia dhe Mirëqenia Sociale:
“✅13 programe të rëndësishme, ndër to:
✅Kujdes shëndetësor për gratë shtatzëna dhe fëmijët 0–3 vjeç;
✅Vizita shtëpiake për pacientët me sëmundje të rënda;
✅Shërbime falas të mamografit, analizave hormonale dhe ultrazërit të arteries karotide;
✅Subvencione për çdo lindje (200€ për fëmijën e parë dhe të dytë, 300€ për të tretin, 500€ për binjakët);
✅Ndërtimi i qendrës rehabilituese për fëmijët me nevoja të veçanta;
✅Ndërtimi i kateve shtesë në QKMF dhe për shoqatën e pensionistëve”, planifikohet për mandatin e ri.
Tek fusha; Kulturë, Rini dhe Sport
“✅Mbështetje e vazhdueshme për rininë dhe klubet sportive të qytetit;
✅Subvencione për organizata dhe turne sportive;
✅Ofrim i hapësirave për Qendrën Rinore;
✅Organizimi i Festivalit tradicional “Ditët e Diasporës”;
✅Subvencione për trajnime në sport dhe kulturë për grupmoshat 7–15 vjeç;
✅Investime në fushat sportive në Raskovë dhe Milloshevë”.
“Tek Bujqësia
Vazhdim i përkrahjes së fermerëve me subvencione për:
✅Pajisje bujqësore;
✅Sera;
✅Kultura bujqësore;
✅Sisteme ujitjeje”, planifikon Gashi në mandatin e ri.
“Ky program i detajuar tregon vizionin e LDK-së për një Obiliq të zhvilluar, me qeverisje transparente dhe për të gjithë qytetarët, ku roli i gruas është thelbësor për të ardhmen tonë të përbashkët”, përfundon njoftimi.