Djali i miliarderit George Soros, Aleks Soros është takuar sërish me kryeministrin e vendit tonë Edi Rama. Ata u takuan në Davos të Zvicrës, ku u mbajt Forumi Ekonomik Botëror.
Aleks Soros ka postuar foto me kreun e qeverisë shqiptare në Instagram, ndërsa shkruan “Shqipëria, e para nga të gjitha”.
“Kthim në Davos të Zvicrës për Forumin Ekonomik Botëror, ku Shqipëria është e para, sepse gjërat shkojnë sipas rendit alfabetik”, shkruan Soros duke etiketuar kryeministrin Rama.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...