Fortesa Orana po bëhet gati - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

13/04/2021 19:28

Fortesa Orana po bëhet gati

Sport

Gazeta Express

13/04/2021 19:28

Karateistja jonë, Fortesa Orana, po i vazhdon përgatitjet në kampin përgatitor ndërkombëtar, që po mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Shpenzimet po i mbulon Komiteti Olimpik i Kosovës, bazuar në vendimin e Bordit Ekzekutiv, për mbështetje të 20 sportistëve elitarë, në rrugën drejt Lojërave Olimpike Tokio 2020.

Udhëheqës i kampit është trajneri i Kombëtares së Azerbajxhanit, Denys Morozov, ndërsa pjesëmarrës janë 15 shtete, ndër ta edhe medalistë evropianë e botërorë.

Bursistja jonë olimpike po përgatitet bashkë me trajnerin e saj, Shkëlzen Balaj, para garave ndërkombëtare.

Garat e ardhshme ndërkombëtare të karatesë të vlefshme për pikë olimpike, janë Premier Liga e Lisbonës, që mbahet prej 30 prill – 2 maj, Kampionati Evropian në Poreq të Kroacisë, prej 18-23 maj, ndërsa gara kryesore, ajo për kualifikim direkt në LO Tokio 2020, mbahet prej 11-13 qershor në Paris të Francës.