string(88) "formula-e-schumacherit-me-te-cilen-u-be-kampion-ne-vitin-2001-shitet-per-16-milione-euro"

Sporte tjera

Gazeta Express

25/05/2025 13:52

Formula e Schumacherit me të cilën u bë kampion në vitin 2001 shitet për 16 milionë euro

Sporte tjera

Gazeta Express

25/05/2025 13:52

Ferrari me të cilin legjenda e Formula 1, Michael Schumacher, fitoi Çmimin e Madh të Monakos në vitin 2001 është shitur në ankand për 15.98 milionë euro.

Përveç fitores në Monte Karlo, Schumacher e drejtoi këtë F2001 edhe në Çmimin e Madh të Hungarisë, ku siguroi titullin e tij të katërt nga gjithsej shtatë kampionatet botërore të fituara në karrierë.

Makina u shit nga shtëpia e ankandeve RM Sotheby’s, vetëm pak para sesioneve kualifikuese për Çmimin e Madh të këtij viti në Monako, duke u bërë makina më e shtrenjtë e drejtuar ndonjëherë nga Schumacher që shitet në ankand.

Ky Ferrari është gjithashtu makina e katërt më e shtrenjtë e Formula 1 e shitur ndonjëherë. Rekordi botëror për makinën më të shtrenjtë mbahet nga një Mercedes ‘streamliner’ që u drejtua nga legjendat Sir Stirling Moss dhe Juan Manuel Fangio, e cila u shit për 42.75 milionë paund në shkurt.

Më parë, rekordi për makinën më të shtrenjtë të drejtuar nga Schumacher ishte 9.75 milionë paund – një Ferrari F2003 i shitur në vitin 2002.

Ferrari do të shpresojë të përsërisë suksesin e Schumacherit në Monte Karlo këtë fundjavë, me Charles Leclerc që nis nga vendi i dytë në garën e së dielës, pas pilotit të McLaren, Lando Norris.