Formula 1, Mercedes prezanton makinën e re


Gazeta Express
17 Janar 2020 19:20

Kampioni botëror Mercedes deklaroi sot se më 14 shkurt do të hedhi në treg makinën e tyre të re në kampionatin Formula 1 2020, për Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas.

Mercedes deklaroi se vetura W11 do të kryejë kontrollet e para atë ditë.

Mercedes ka fituar gjashtë titujt e fundit të konstruktorëve dhe vitin e kaluar Hamilton mori një titull të gjashtë botëror përpara Bottas. Ai tani do të synojë të kapë rekordin e shtatë titujve të Michael Schumacher.

Rivali Ferrari është skuadra e parë që zbuloi makinën e tij të re, më 11 shkurt.

Te fundit


Kthehu lart