​Formimi i institucioneve: Pas konstituimit të Kuvendit, u betua kabineti i ri qeveritar me katër ministri më shumë - Gazeta Express
string(112) "formimi-i-institucioneve-pas-konstituimit-te-kuvendit-u-betua-kabineti-i-ri-qeveritar-me-kater-ministri-me-shume"

Lajme

Gazeta Express

12/02/2026 6:58

​Formimi i institucioneve: Pas konstituimit të Kuvendit, u betua kabineti i ri qeveritar me katër ministri më shumë

Lajme

Gazeta Express

12/02/2026 6:58

Dje u formua Qeveria e Kosovës, pas një viti zgjedhjesh dhe funksionimi me Qeveri në detyrë. Më 11 shkurt 2026 u konstituua Kuvendi i ri dhe u votua Qeveria e re me Albin Kurtin në krye, duke i dhënë fund një periudhe gati njëvjeçare me institucione jofunksionale.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila pas zgjedhjeve të shkurtit 2025 nuk kishte arritur të siguronte votat e mjaftueshme për formimin e Qeverisë, arriti ta bëjë këtë pas zgjedhjeve të dhjetorit 2025, ku fitoi 57 mandate.

Pas votimit në Kuvend, Albin Kurti bëri betimin si kryeministër i Kosovës, duke u zotuar se do të respektojë Kushtetutën dhe do të punojë për përparimin e vendit. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, më pas shpalli mbylljen e seancës.

Qeveria e re do të ketë 20 ministri, nga 16 sa ishin më parë. Janë shtuar Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Ministria e Administratës Publike dhe e Digjitalizimit. Gjithashtu, Ministria e Sportit dhe Rinisë është ndarë nga ajo e Kulturës, ndërsa janë ndarë edhe Ministria e Infrastrukturës dhe ajo e Tregtisë dhe Transportit.

Në kabinetin e ri qeveritar, përveç kryeministrit Kurti, janë emëruar tre zëvendëskryeministra: Glauk Konjufca (njëherësh ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës), Donika Gërvalla (ministre e Drejtësisë) dhe Fikrim Damka (për çështje të pakicave dhe bashkëpunim).

Qeveria përfshin gjithashtu ministra të rinj në dikastere kyçe si Financat (Hekuran Murati), Mbrojtja (Ejup Maqedonci), Punët e Brendshme (Xhelal Sveçla), Shëndetësia (Arben Vitia), Arsimi (Hajrulla Çeku), Ekonomia (Artane Rizvanolli), si dhe drejtues të tjerë në fushat e infrastrukturës, bujqësisë, kulturës, sportit, mjedisit, industrisë dhe zhvillimit rajonal.

Me këtë votim dhe betim, Kosova hyn në një mandat të ri qeverisës pas një periudhe të gjatë ngërçi politik.

Advertisement
Advertisement
Advertisement