Formacioni më i mirë në Kupën e Botës deri më tani, sipas Liridon Lecit - Gazeta Express
string(70) "formacioni-me-i-mire-ne-kupen-e-botes-deri-me-tani-sipas-liridon-lecit"

Sport

Gazeta Express

08/12/2022 22:57

Formacioni më i mirë në Kupën e Botës deri më tani, sipas Liridon Lecit

Sport

Gazeta Express

08/12/2022 22:57

Analisti i përhershëm në emisioni “Favoriti i Botërorit” në T7, Liridon Leci, ka përzgjedhur formacionin më të mirë të deritanishëm në Kupën e Botës “Katar 2022”.

11-shja më e mirë është e bazuar në ndeshjet e fazës së grupeve, si dhe të 1/8 së finales, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në formacionin e Lecit ka zënë vend edhe mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka, i cili u shpall lojtari i ndeshjes kundër Serbisë.

Më së shumti të përzgjedhur nga Kombëtarja e Brazilit; Alisson Becker, Thiago Silva e Casemiro.

Edhe trajneri i Brazilit, Tite, është i përzgjedhur nga ish-futbollisti kosovar, si trajneri më i mirë deri më tani.

20-vjeçari, Josko Gvardiol, është në formacionin e më të mirëve të Lecit, aty ku nuk mungojnë as yjet e Paris Saint-Germainit, Lionel Messi e Kylian Mbappe.

/Gazeta Express/