Kampionia e Kosovës, Drita do të luajë ndeshjen e dytë ndaj Differdange, sonte me fillim nga ora 20:00.
Kjo ndeshje luhet në Luksemburg, dhe një orë para takimit, dy ekipet kanë publikuar formacionet zyrtare.
Zekirija Ramadani i Dritës ka vendosur vetëm për një ndryshim nga ndeshja e parë.
Rron Broja do të nisë nga fillimi – pasi mungoi shkaku i suspendimit në ndeshjen e parë – në vend të Vesel Limajt.
FORMACIONET
Differdange 03: Felipe, Franzoni, D’Anzico, Brusco, Bedouret, Lampereuer, Reis, Pinto, Borges, Hadji, Abreu.
Drita: Maloku, Be. Krasniqi, Bejtulai, Mesa, Ovouka, Dabiqaj, Broja, Balaj, Bl. Krasniqi, Ajzeraj, Manaj.
Ndeshja e parë përfundoi 1-0 në të mirë të Dritës, me golin e vetëm të shënuar nga Arb Manaj./GazetaExpress/