string(54) "forma-e-dobet-e-man-utd-rangnick-angazhon-nje-psikolog"

Futboll

Gazeta Express

15/02/2022 18:28

Forma e dobët e Man Utd, Rangnick angazhon një psikolog

Futboll

Gazeta Express

15/02/2022 18:28

Forma në të cilën po kalon Manchester United është absolutisht e keqe. Rezultatet janë përkeqësuar dhe “Djajtë e Kuq” duken të paaftë për të mbajtur epërsinë, për të shfrytëzuar shanset e tyre dhe për të siguruar një fitore.

Shembulli i fundit erdhi me eliminimin e Kupës FA nga Middlesbrough, por United gjithashtu ka humbur avantazhin kundër Burnley-t dhe Southampton-it, duke humbur pikë në secilën prej atyre ndeshjeve të Premier League.

Tani ekziston një frikë e vërtetë se çështja mund të bëhet psikologjike dhe trajneri i përkohshëm i United, Ralf Rangnick po kërkon ndihmën e një psikologu sportiv për t’i dhënë fund formës së dobët të ekipit.

Rangnick dëshiron të rindërtojë besimin e lojtarëve të tij, veçanërisht me një ndeshje të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madrid në afërsi, dhe ai ka kontaktuar Sascha Lense për të ndihmuar në këtë aspekt.

Sipas Guardian, Lense është sjellë pasi ka punuar me Rangnick në RB Leipzig dhe atij i është besuar pjesa psikologjike e lojtarëve.

“Në 11 nga 13 ndeshjet që kur erdha unë, ne kemi shënuar golin e parë, por kemi fituar vetëm gjysmën e ndeshjeve,” tha Rangnick gjatë konferencës së tij për shtyp para ndeshjes.

“Kur je 1-0 në tre ndeshje radhazi dhe pëson golin e barazimit, kjo ndikon në mentalitetin e lojtarëve. Nëse pranojmë në fillim të pjesës së dytë, kjo ndikon në besimin e lojtarëve, ata janë qenie njerëzore, jo robotë, fola me Sascha dhe ne flasim rregullisht për këtë, e vetmja gjë që mund të bëjmë është të flasim me lojtarët”, u shoreh trajneri gjerman.

Manchester United rikthehet në aksion sonte, teksa mirëpret Brighton në Old Trafford. Nëse United do të fitonte, ata do të kalonin përpara West Ham United në vendin e katërt. /Gazeta Express/