Forde: Anëtarësimi i Kosovës në KE, temë e madhe në ministerialin e Torinos - Gazeta Express
string(73) "forde-anetaresimi-i-kosoves-ne-ke-teme-e-madhe-ne-ministerialin-e-torinos"

Forde: Anëtarësimi i Kosovës në KE, temë e madhe në ministerialin e Torinos

Lajme

Gazeta Express

12/05/2022 15:28

Njohësi i fushës së të drejtave të njeriut, Andrew Forde, ka thënë se Kosova me dorëzimin e aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Europës do të jetë tema kyçe në diskutimin e Këshillit Ministror, i cili do të mblidhet javën e ardhshme në Torino të Italisë. 

“Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Europës. Do të jetë pikë kryesore e diskutimit (joformal) në ministerialin e Torinos javën e ardhshme. A do të jetë ky një proces i shkurtë i pranimit në bazë të rrethanave, apo fillim i një procesi të stërzgjatur dhe përçarës? Koha do ta tregojë”.

Lexo Edhe:

Paraprakisht, ai po ashtu ka treguar edhe përfitimet e Kosovës nga anëtarësimi në Këshill të Europës, si dhe përfitimit e Këshillit me Kosovën anëtare në një postim në Twitter, të cilin e shpërndau edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, raporton Gazeta Express.

Forde tha se kjo është një çështje e ligjit të të drejtave të njeriut dhe se anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Europës do t’u shërbejë “pa asnjë pikë dyshimi të gjithë njerëzve në Kosovë, veçanërisht pakicave që kanë luftuar (nganjëherë) për të mbrojtur të drejtat e tyre vis-a-vis institucioneve të Kosovës”.

“Ligjërisht, tri gjëra të ndërlidhura ndodhin me anëtarësimin. Një shtet bëhet palë e Statutit të Këshillit të Europës, Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Konventës Evropiane për Parandalimin e Torturës. Në Kosovë, korniza ligjore tashmë është kryesisht e përshtatshme për këtë qëllim”.

Ai shtoi se anëtarësimi gjithashtu do të largonte të gjitha pengesat për monitorimin e të drejtave të njeriut dhe angazhimin këshillues në Kosovë, megjithatë, ai thotë se është e rëndësishme të theksohet se Këshilli i Europës ishte inovativ dhe aktiv në angazhimin me Kosovën përgjatë viteve, me shumë monitorim ad hoc dhe investime të konsiderueshme.

“Anëtarësimi do të trajtonte një anomali juridiksionale të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që ka vazhduar për dy dekada. Këshilli i Europës ka qenë gjithmonë “status neutral”, gjë që është absolutisht korrekte dhe në përputhje me rolin e saj institucional kundrejt rolit vendimtar të shteteve anëtare në lidhje me njohjen (ose jo) politike”.

Dhe në fund, ai thotë se neutraliteti kërkon hapjen e Këshillit të Europës ndaj zgjidhjeve të qëndrueshme.

“Pra, në një farë kuptimi, kjo është një mundësi e jashtëzakonshme. Megjithatë, kjo do të krijojë kundërshtim të jashtëzakonshëm në Këshillin Ministror. Le të shpresojmë për një rezultat vendimtar ku Këshilli i Europës të forcohet dhe jo të dobësohet më tej”.