Forcë sigurie në Ukrainën e pasluftës, zbardhet detajet se për çfarë u dakordësuan 26 vende europiane në Paris - Gazeta Express
string(109) "force-sigurie-ne-ukrainen-e-pasluftes-zbardhet-detajet-se-per-cfare-u-dakordesuan-26-vende-europiane-ne-paris"

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 18:07

Forcë sigurie në Ukrainën e pasluftës, zbardhet detajet se për çfarë u dakordësuan 26 vende europiane në Paris

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 18:07

Presidentët Volodymyr Zelenskyy dhe Emmanuel Macron kanë mbajtur një konferencë për shtyp, teksa ditën e sotme në Paris u mbajt një takim mes përfaqësuesve të disa shteteve europiane.

Sipas mediave të huaja, Macron tha se 26 vende janë të angazhuara për të marrë pjesë në një forcë sigurie në Ukrainë, qoftë nëpërmjet tokës, detit apo ajrit, pas luftës.

Macron tha më tej se garancitë e sigurisë së SHBA-së do të finalizohen në ditët në vijim, shkruan A2 CNN.

Ai shtoi se Ukraina gjithashtu do të koordinojë sanksionet kundër Rusisë me SHBA-në, të cilat sipas tij, do të hyjnë në fuqi nëse Moska vazhdon të refuzojë bisedimet e paqes.

Kujtojmë se gjatë takimit të sotëm në Paris, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, tha se Europa duhet të mos tregohet naive kur bëhet fjalë për raportet me Rusinë dhe Putinin.