Reshjet e dëborës, ushtarët transportojnë fëmijën e sëmurë nga Ostreni drejt spitalit të Bulqizës - Gazeta Express
string(77) "forcat-e-armatosura-transportojne-femijen-e-semure-nga-ostreni-drejt-bulqizes"

Shqiperi

Gazeta Express

13/01/2025 10:09

Reshjet e dëborës, ushtarët transportojnë fëmijën e sëmurë nga Ostreni drejt spitalit të Bulqizës

Shqiperi

Gazeta Express

13/01/2025 10:09

Efektivët e Forcave të Armatosura kanë përfunduar me sukses operacionin për transportimin e një fëmije të sëmurë nga fshati Ostren i Bulqizës drejt spitalit të Bulqizës në mes të dëborës.

Fëmija u transportua fillimisht me mjetin ushtarak të Batalionit të Tretë, ku më pas u krye kalimi në ambulancë për të vijuar drejt spitalit.

Lexo Edhe:

Ky operacion është një shembull i përkushtimit dhe humanizmit të Forcave të Armatosura, të cilat qëndrojnë gjithmonë pranë qytetarëve në çdo situatë emergjente.