Forcat armene vrasin pesë anëtarë të një familje azerbajxhanase - Gazeta Express
string(63) "forcat-armene-vrasin-pese-anetare-te-nje-familje-azerbajxhanase"

Gazeta Express

27/09/2020 22:50

Forcat armene vrasin pesë anëtarë të një familje azerbajxhanase

Gazeta Express

27/09/2020 22:50

Pesë anëtarë të së njëjtës familje u vranë në bombardimet e forcave armene, njoftoi sot Prokuroria e Përgjithshme e Azerbajxhanit.

“Një banor i fshatit Gashalti dhe katër anëtarë të familjes së tij u vranë në një bombardim nga forcat e armatosura armene,” thanë prokurorët.

Lexo Edhe:

Armenia tha më parë se të paktën dy civilë u vranë si rezultat i zjarrit të Azerbajxhanit.

Përleshjet shpërthyen këtë mëngjes midis forcave armene dhe azerbajxhanase rreth Nagorno-Karabakut, një zonë me shumicë armene që deklaroi shkëputjen nga Azerbajxhani në vitet 1990.

Regjioni i Nagorni Karabakut njoftoi sot se 16 ushtarë të tij u vranë dhe më shumë se 100 u plagosën në përleshjet e këtij mëngjesi me forcat azerbajxhanase.